OKB: 5327 civilë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e konfliktit

Të paktën 5327 civilë kanë humbur jetën dhe 7257 janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i trupave ruse.

Lajmi u dha nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke nënvizuar se “shumica e vdekjeve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese”.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta për shkak të faktit se marrja e informacionit nga disa vende ku luftimet intensive janë duke vazhduar është vonuar./A2news/

Read Previous

Liverpool pa 8 lojtarë?

Read Next

Pse Elon Musk lanson mijëra satelitë?