OBSH: Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid mund të tejkalojë 200 milionë

Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet mbizotërues globalisht brenda pak muajsh, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Së fundmi, ky variant shqetësues u zbulua në 13 territore të tjera, duke e çuar në 124 numrin total të vendeve ku është shfaqur.

“Pritet që shumë shpejt të konkurrojë me variante të tjera dhe të bëhet linja kryesore qarkulluese gjatë muajve të ardhshëm,” tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në përditësimin e përjavshëm epidemiologjik.

Agence France-Presse raporton se OBSH tha se 3.4 milionë raste të reja me Covid-19 u raportuan javën e kaluar deri më 18 korrik.

“Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht mund të kalojë 200 milionë në tre javët e ardhshme,” tha OBSH.

Momentalisht, janë raportuar më shumë se 191 milionë raste globalisht. Rastet u rritën me 30% në rajonin e Paqësorit Perëndimor të OBSH-së dhe me 21% në rajonin e Europës.

Numrat më të lartë të rasteve të reja u raportuan nga Indonezia (350,273 raste të reja; rritje me 44%), Britania e Madhe (296,447 raste të reja; rritje me 41%) dhe Brazili (287,610 raste të reja; rënie me 14%)./Anabelmagazine

Read Previous

Ç’përfaqësojnë ‘numrat e jetës’ suaj dhe si ta gjeni atë

Read Next

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së