O’Brien kërkon që Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, për Europë dhe Euroazi, James O’Brien, po thotë se shteti i Serbisë, duhet t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës në Kosovë.

Këto komente, O’Brien i dha përmes platformës X, ndërsa shton se dialogu i lehtësuar nga BE, ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj dhe mirëpret vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd.

”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Read Next

Blinken: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se kurrë