Numër i madh i të hospitalizuarëve për Covid në ” Isa Grezda”

DCIM100MEDIADJI_0196.JPG

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 96 pacientë, prej të cilëve 78 janë pozitivë, 8 negativ, dhe 10 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 55 pacientë, ndërsa  me respirator është 1 pacient, dhe me CPAP 1 pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 3 mjekë Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 2 tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.

Nga Shqipëria janë 18 pacientë që po trajtohen për Covid.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 96janë të zënë, dhe 39 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

Daut Haradinaj do të garojë për kryetar të Prishtinës

Read Next

Moti sot