Daut Haradinaj do të garojë për kryetar të Prishtinës

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Deçan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është gara për kryetar të Prishtinës.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit. Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit”.

“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore”.

“Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e properëndimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit”, shkroi Haradinaj.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit, Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga…

Posted by Daut Haradinaj on Saturday, March 20, 2021

Read Previous

Çfarë kuptimi kanë paratë në ëndrra?

Read Next

Numër i madh i të hospitalizuarëve për Covid në ” Isa Grezda”