Nuk ndalen sukseset e Geta Beqës/ Dy medalja të arta në Maltë dhe “Kampione e Mesdheut”

Pasi u shpall kampione e botës në kategorinë “wellnes”, sportistja kosovare Gentiana Beqa ka fituar edhe dy medalje të tjera duke u shpallur edhe “Kampione e Mesdheut”.

Beqa së fundmi rrëmbeu dy medalje të arta brenda një nate në dy disiplina “Woman’s wellness Open” dhe “Master Woman’s Wellness 35 years Over”.

Këto tri suksese të njëpasnjëshme konfirmojnë se Beqa e ka marrë seriozisht punën e saj në bodybuilding dhe se nga ajo priten edhe suksese të tjera./KP/

Read Previous

1.836.716 doza të administruara të vaksinës anti COVID në Kosovë

Read Next

​Arrestohet autorja e shpërthimit në Stamboll