“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Liridonën

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, këtë të marte, ka nisur protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Drejtësi për Liridonën”, “Vrasësit e grave në burg”, “Për gratë çdo ditë është Luftë”, janë disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit.

Protestuesit gjatë protestës kanë përmendur emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

Numri i protestuesve është relativisht i madh.

Karvani i protestuesve do të shkojë fillimisht tek institucioni i Avokatit të Popullit e më pas edhe tek institucionet e tjera, përfshirë edhe ato të drejtësisë, duke dhënë mesazhin se ky fenomen të trajtohet me urgjencë nga shteti dhe që vrasësit të marrin dënimin e merituar nga institucionet përkatëse.

Çfarë ndodhi?

Të mërkurën në mbrëmje u vra Liridona Ademaj në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Rasti fillimisht u cilësua si vrasje gjatë një grabitjeje të armatosur.

Dy ditë më vonë Policia e Kosovës arrestoi dorasin si dhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, si të dyshuar për vrasjen.

Dorasi i arrestuar, i tregoi Policisë së Kosovës, se u pagua nga bashkëshorti i viktimës për të kryer vrasjen.

Në anën tjetër një i dyshuar i tretë u vu nën pranga në orët e vona të së premtes.

Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e gruas në Prishtinë.

Ndaj tyre, Gjykata Themelore ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.

/albanianpost/

Read Previous

Shefja e USAID-it: 21 milionë dollarë shtesë për ndihma në Gaza

Read Next

Alarmon Shakohoxha: Shqipëria ende s’e ka vazhduar kontratën me Sylvinhon