Njofton Gonxhja, Muse-X 2026 po vjen

Ministri Blendi Gonxhja ka njoftuar që Muze -X 2026 po vjen. Sipas një njoftimi, në këtë ngjarje kulturore pritet të ketë shumë aktivitete brenda 17 e 19 prill, shkruan KultPlus. 

MUSE-X 2026 PO VJEN!

17–19 Prill | Piramida e Tiranës

Për tre ditë dhe netë pa ndalim, Muse-X 2026 rikthehet si një nga ngjarjet më të mëdha të industrive kreative në rajon, një platformë e integruar që bashkon ekspozimin profesional, konferencën ndërkombëtare dhe festivalin artistik në një eksperiencë të vetme, gjithëpërfshirëse dhe elektrizuese.

15 orë aktivitet çdo ditë

22 shtete pjesëmarrëse

120 stenda & mbi 80 institucione/kompani ndërkombëtare

80+ ekspertë dhe speaker-a nga e gjithë bota

50+ profesionistë nga industria e muzikës & 30+ nga kinematografia

20,000 pjesëmarrës të pritshëm

Nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, në Evropë e deri në Japoni, Tirana kthehet në një hub global të kulturës, muzikës dhe filmit.

Panele, ëorkshope, laboratorë profesionalë

Performanca live dhe DJ set-e që zgjasin pa ndalim

Filma shqiptarë dhe ndërkombëtarë të kuruar posaçërisht për Muse-X

Creative Village me artistë, artizanë, graffiti dhe eksperienca interaktive

Ceremonia e inaugurimit (17 Prill, ora 11:00) vjen si një spektakël më vete, me DJ në majën e Piramidës, një ikonë urbane që shndërrohet në skenë globale, në një dialog unik mes arkitekturës, muzikës dhe artit bashkëkohor.

Nga legjenda fituese Grammy si David Morales, te emra ndërkombëtarë nga Sony Music dhe media ikonike si Mixmag, Muse-X sjell në Tiranë elitën e industrive kreative globale.

Betejat e Muzikës — një skenë në formë ringu boksi për talentet e reja, ku krijimtaria përballet, sfidon dhe shpërthen në energji të pastër artistike.

Ekonomia Kreative në fokus — nga festivale ndërkombëtare filmi e muzike, te label-e, kompani kinematografike dhe organizatorë eventesh, Muse-X është vendi ku krijohen lidhje, bashkëpunime dhe ide që formësojnë të ardhmen.

Një event që nuk ndalet kurrë, nga panelet gjatë ditës, te performancat dhe energjia e natës, Muse-X jeton në çdo moment, në çdo hapësirë të Piramidës.

Ky edicion vjen i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si një dëshmi e qartë e investimit në industrinë kreative dhe në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm kulturor në hartën ndërkombëtare.

Muse-X nuk është vetëm një event. Është një eksperiencë. Është një lëvizje. Është e ardhmja që po ndodh tani./ KultPlus.com

Read Previous

‘Bllokimi i rrjeteve sociale për të miturit’, BE ndërton një aplikacion për të verifikuar moshën- shtetet ku ka nisur zbatimi

Read Next

Vlen 1 milion euro, llotaria bamirëse jep mundësinë e blerjes së pikturës së Picasso-s për 100 euro