Një tërmet 6.0 shkallë godet Indonezinë

Indonezia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, konkretisht në rajonin Poso në Sulawesin Qendror.

Fuqia e lëkundjeve raportohet të jetë 6.0 shkallë të Rihterit.

Dridhjet e tokës shkaktuan lëndimin e dhjetëra personave.

Siç raporton mediat, 29 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje gjerësisht në zonat përreth.

Aktualisht nuk raportohet për viktima në njerëz, agjencia indoneziane BMKG ka konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Rohde për krizën politike: Pas 55 përpjekjeve, ndoshta është koha të ndërrohet ekipi

Read Next

Një tërmet 6.0 shkallë godet Indonezinë