Një rast i veçantë trajtohet në repartin psikiatrik në spitalin e Gjakovës

Abuzimi me substanca narkotike mbetet fenomen shqetësues në vendin tonë. Pandemia ka bërë që këtë vit të rritet dukshëm numri i përdoruesve  të këtyre substancave e poashtu edhe i rasteve me semundje mendore, kështu tha shefi i repartit të sëmundjeve të varësisë në spitalin rajonal në Gjakovë, psikiatri Ilir Grezda. Në këtë repart aktualisht po trajtohen 12 pacientë.

Ka 23 vite që psikiatri Grezda merret me trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Ai na tregoi se në këtë repart është trajtuar një rast i veçantë, i vetmi i llojit të tillë në Kosovë.

Rreziku më i madh është se përdorimi i tepërt i substancave narkotike dërgon edhe deri tek vdekja. Andaj, trajtimi dhe rimëkëmbja ndaj varësisë mund të arrijë rezultate vetëm atëherë kur pacienti është i motivuar për të marrë sërish në duar timonin e jetës së tij.

Read Previous

Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli sytë” të plotë

Read Next

Në Gjakovë, ndërtimet janë duke u bërë sipas procedurave ligjore