Një person vdes pasi hidhet nga kati i 12-të i një ndërtese në Prishtinë

Një person është hedhur nga kati i 12-të i një ndërtese në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orë 03:00 të mesnatës, ndërsa Policia e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /KP/

Read Previous

Ministrja Haxhiu: Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit

Read Next

ASK publikon Indeksin e çmimeve të konsumit për muajin gusht