Një person tenton t’i jap fund jetës në Gjakovë

Më datë 20.07.2021 rreth ores 22:30 në stacioni policor është informuar për tentim vetvrasje në lagjen “Orize”. të komunës së Gjakovës.

Në raport thuhej se: “Viktima ka tentuar të bëje vetëvrasje përmes një kabllo elektrike të cilën e kishte lidhur në ballkon të katit të parë, mirëpo është vërejtur nga dëshmitari, djali i tij i cili ka arritur që të këput kabllon dhe ta shpëtojë viktimën.Në këtë rast viktima kishte rënë nga shkallët që qojnë në podrumin e shtëpisë dhe kishte pësuar disa lëndime të lehta trupore. Viktima është marrë nga ambulanca dhe tani gjendet në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalur në vendngjarje.”Komunikatë nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Hetimet vazhdojnë në vijimësi të rastit.

Read Previous

“Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën”

Read Next

Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell?