Një person qëllohet me armë zjarri derisa po ngiste veturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person nga mbetur i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të veturës ku ndodhej viktima.

Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja që dyshohet se i përkasin armës që u përdor në rast.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë./Sinjali/

Read Previous

Kapen 182 kg drogë në zonën kufitare me Serbinë

Read Next

Koncepti themelues i Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës, prezantohet sot