Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas burimeve tona bëhet fjalë për një të ri të moshës 26-vjeçare. Viktima u gjet i varur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Raporti nga policia

Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Read Previous

Emiratet e Bashkuara Arabe përfshihen sërish nga stuhitë

Read Next

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit