Një person gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raport. /tvsyrivison/

Read Previous

Pas Muçit dhe Rashicës, Besiktas tenton goditjen tjetër të madhe shqiptare

Read Next

Promovohet libri “Simfonia e Stinëve” i autores Hyrë Fazlija