Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Irani është goditur nga bombardime të rënda edhe për një natë tjetër, pasi Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh ndaj asaj që e quajti “infrastrukturë e regjimit”.
Një nga aeroportet kryesore tregtare të Teheranit u shënjestrua rëndë, me dëshmitarë që raportuan për aeroplanë që digjeshin në pistë.
Irani ka vazhduar po ashtu sulmet.
Pati sirena sulmi ajror në Jerusalem dhe Tel Aviv gjatë natës, ndërsa izraelitët u përballën me raketa balistike dhe dronë që po vinin. Shumica duket se janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Ka pasur spekulime nëse Izraeli së shpejti mund të mbetet pa bomba dhe raketa penguese.
Këtë mëngjes Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se do të përshpejtojë shitjen e armëve me vlerë mbi 150 milionë dollarë për aleatin e tij, duke përfshirë më shumë se 12,000 bomba.
Presidenti iranian u kërkon falje për sulmet shteteve të Gjirit Persik

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se kërkesa e presidentit amerikan, Donald Trump, për dorëzim pa kushte është një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”.
Ai kërkoi gjithashtu falje për sulmet e Iranit ndaj shteteve të rajonit, duke këmbëngulur se Teherani do t’i ndalonte ato dhe duke sugjeruar se keqkomunikimi në radhët e tij e shkaktoi këtë, raportoi AP.
Megjithatë, deklarata e tij u transmetua pas sulmeve të përsëritura të shtunën në mëngjes ndaj Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pezeshkian ka shtuar se këshilli udhëheqës i vendit kishte qenë në kontakt me forcat e armatosura lidhur me sulmet.
“Duhet t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani, në emrin tim”, theksoi presidenti. “Që tani e tutje, ato nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa drejt tyre, përveç nëse sulmohemi nga ato vende. Mendoj se duhet ta zgjidhim këtë përmes diplomacisë”. /Koha.net/