Një 54-vjeçar gjendet pa shenja jete

Një 54-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në “Tregun e Gjelbërt” në Viti.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

“Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vërejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjekësorë. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani./RTVDukagjini

Read Previous

Synohet dyfishimi i kapaciteteve të energjisë me ankandin e erës

Read Next

Mustafi: 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe po operojnë përgjatë kufirit me Kosovë, publikon edhe lokacionet