Nis protesta e BSPK-së, kërkohet miratimi i Ligjit për Paga

Ka filluar protesta e punëtorëve të sektorit publik, e cila është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

 Ata kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që të parandalohet greva e përgjithshme.

“Kryeministër! Realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”, ishte motoja kryesore e protestës.

Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti./Express

Read Previous

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim i vitit 2022

Read Next

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit