Nis “Eurovision 2026” në Vjenë, Shqipëria vlerësohet lartë nga BBC

Sot në Vjenë nis zyrtarisht edicioni i “Eurovision 2026`, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë, që këtë vit mbledh 35 shtete pjesëmarrëse në një spektakël të madh të muzikës, kulturës dhe performancës skenike.

BBC i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij edicioni, duke publikuar një udhëzues të detajuar për të gjitha këngët konkurruese. Në këtë analizë, vlerësim maksimal ka marrë përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili është veçuar për thellësinë artistike, elementet kulturore dhe interpretimin vokal mbresëlënës.

Festivali, që zhvillohet në kryeqytetin austriak, pritet të zgjasë disa ditë, me gjysmëfinalet dhe finalen e madhe që kulmon me shpalljen e fituesit. /RTKlive

Read Previous

Futbolli drejt ndryshimeve të reja, IFAB rishikon kontaktin fizik në zonën e penalltisë

Read Next

Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën