Ngjarje e rëndë në Gjakovë, një person vdes pas sulmit me mjet të mprehtë

Një person ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Sipas policisë:

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati. Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “vrasje”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

Read Previous

Zgjedhjet e parakohshme: Sot nis periudha e akreditimit për vëzhgues të partive politike, organizatave e mediave

Read Next

Kurti: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE dhe në NATO