Ngjarja tragjike në Shkodër, detajet e fundit

Këtë paradite të 7 majit është gjetur trupi i pajetë i 3-vjeçarit pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj.

Një ditë më parë u raportua gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dytë, pas gjetjes edhe të trupit të vajzës 9-vjeçare.

Hetime të thelluara të Policisë kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse nga ngjarja tragjike në Shkodër.

Siç ishte raportuar nga mediat, nëna dhe tre fëmijët e saj janë raportuar si të zhdukur tre ditë më parë, teksa më 4 prill, një peshkatar ka gjetur trupin e një fëmije të mitur, me shenja dhune në fytyrë.

Kallëzimin për zhdukjen e kishte bërë babai i familjes, 31-vjeçari Ergys Arrazi. Mirëpo, dyshime të forta se pikërisht dhuna e tij ka shtyrë katër anëtarët e familjes në vetëvrasje, e kanë çuar në pranga atë.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /Albanianpost.com

Read Previous

BE-ja miraton Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor

Read Next

​Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë