Ngjarja që tronditi Gjakovën: Prokuroria ngre aktakuzë për rastin e Fatime Boshnjakut

Fatime Boshnjaku, qytetare nga Gjakova, ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme që ndodhi në tetor të vitit të kaluar – tashmë Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj personit të dyshuar për këtë krim.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Aktakuzë për veprën penale grabitja

Gjakovë, 25 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.C.,

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se më dt.06.10.2024, në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë, me përdorimin e forcës fizike me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete apo përsonin tjetër ka sulmuar jetën dhe trupin e përsonit tjetër përkatësisht të dëmtuarës F.B., nga Gjakova, në atë mënyre që natën kritike rreth orës 17:57 min, gjërsa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë, ku në dorë mbante një torbë në te cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N përsonat i`a kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore.

Me këto veprime i pandehuri E.C., në bashkëkryerje ka kryer  veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Gjakovë

Read Previous

Google aksidentalisht zbuloi të gjithë linjën e Pixel 10

Read Next

Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër zyrtarët komunalë të arrestuar në Gjakovë