Ngjarja e rëndë në Pejë, reagon drejtori i Policisë së Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij në banesën ku jetonin në rrugën “Bill Clinton” të këtij qyteti.

I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe është sekuestruar arma e krimit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i policisë Gazmend Hoxha.

Hoxha para mediave tha se të gjithë njerëzit që kryejnë të tilla duhet merr dënimin e merituar.

“Ajo se çfarë ne dimë është se nga viti 2021 nuk kemi raste të dhunës në familje në këtë familje. Tash ne po i analizojmë raportet tona dhe do të shohim se cili ka qenë roli dhe puna e policisë në këtë rast. Në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, normalisht secili do të vihet para përgjegjësisë”, tha Hoxha para mediave. /Klankosova.tv/

Read Previous

Konjufca për ngjarjet e fundit në Kosovë: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Read Next

Ambasada Gjermane emëron nënkolonelin Palkowitsch, zëvendës Atashe të Mbrojtjes në Kosovë