Ngërçi politik, Arianit Koci: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese

Avokati Arianit Koci i cili për disa javë kishte protestuar në shenjë pakënaqësie lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, ai tha se do të vazhdojë të shfaq mospajtimin e tij lidhur me këtë situatë.

“Ju e dini që unë pa ndalë kam protestuar. Kam protestuar për ta zgjidhur këtë ngërç politik. Situata nuk është e mirë. Meqenëse është kohë fushate, nuk dua të deklarohem në atë drejtim. Po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

“Përveç faktorit politik, një pjesë të fajit po ia lë edhe Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është dashur ta zvarris aq shumë”, theksoi avokati.

Sot është afati i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe, për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komuniteti serb. /Klankosova.tv/

Read Previous

WSJ: YouTube do të paguajë 24,5 milionë dollarë për padinë e Trumpit

Read Next

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT