Nga viti në vit, rritet numri i vizitorëve në parqet arkeologjike në Shqipëri

Mbi 170 mijë persona kanë vizituar parqet arkeologjike në Shqipëri gjatë 7-mujorit të 2023-t.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka theksuar se po vihet re rritja e ndjeshme e tyre krahasuar me vitet paraardhëse.

“Një rritje mbresëlënëse e numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, në muze, parqe e kala për të prekur trashëgiminë kulturore”, shkruan ministrja Margariti në median sociale Facebook.

Në vitin 2023 kanë qenë 173 mijë e 560 vizitorë. Krahasuar me një vit më parë, rritja ka qenë me 55 mijë e 925.

Dukshëm, bazuar në shifrat e publikuara nga ministria rritja ka qenë progresive nga viti në vit.

Shqipëria ka një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj.

Parku i Apolonisë në Fier është nga sitet më të rëndësishme të vendit ku pasuritë arkeologjike kombinohen me Muzeun, Manastirin dhe shumë monumente që po bëhen gjithnjë e më të vizitueshme. /Albanianpost.com

Read Previous

Premtohet më shumë se një dekadë, por asgjë nga rrethrrotullimi apo mbikalimi

Read Next

Moti për ditët e fundit të gushtit