Nga Rashica te Aro Muric e Vojvoda, vlerësimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë

Një tjetër fundjavë e suksesshme për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klube të ndryshme evropiane dhe më gjerë.

Nuk kanë munguar fundjavën që lamë pas edhe golat, asistimet, por edhe paraqitjet fantastike.

Milot Rashica ka qenë lojtari me notën më të lartë 8,6 në humbjen e Besitkasit 1-2 nga Antalyaspor, duke asistuar te goli i vetëm i skuadrës së tij.

Rashica shënoi edhe një penallti në fund të ndeshjes, por iu anulua pasi kishte prekur dy herë topin.

Aro Muric ka debutuar në Ligën Premier dhe ishte më i miri në fitoren 2-1 të Burnleyt ndaj Brentford duke u vlerësuar me notë 8,3.

Alban Ajdini ka vazhduar me gola në Superligën e Zvicrës, teksa ishte më i miri te skuadra e tij Stade-Lausanne Ouchy duke marrë notë 8,1.

Paraqitje fantastike në fundjavë ka pasur edhe Altin Zeqiri që shënoi dhe asistoi në fitoren e Rizespor duke marrë notë 8,0 si dhe Mërgim Vojvoda që asistoi te Torino dhe u vlerësua 7,8. /Telegrafi/

Read Previous

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës së votimit

Read Next

Presidenti i Gjermanisë: Nuk do ta përgëzojë Putinin për rizgjedhjen si president i Rusisë