Rusia nuk respekton armëpushimin, sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën
Të mërkurën punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë
Më 21 shkurt, e mërkurë, gjithsej 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë.
Kështu ka njoftuar kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët.
“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim.
/telegrafi/