Neymar afër rinovimit të kontratës me PSG-në

Neymar është më afër se kurrë që të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germainin.

Ylli brazilian ka kohë që lidhet me një largim nga klubi francez, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk ka të ngjarë.

Ai tashmë ka vendosur që të qëndrojë në Parkun e Princave dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për të finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes së re.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, braziliani do të nënshkruajë kontratën e re me kampionin nga Ligue 1 deri në qershor të vitit 2026.

Gjiganti nga liga franceze po ashtu është duke biseduar edhe me Kylian Mbappen që të rinovojë kontratën, e që do t’i mbante dy lojtarët më të mirë në skuadër.

Në anën tjetër, Neymar vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, që nga kalimi i tij te PSG-ja nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro. /Telegrafi

Read Previous

Kishte falsifikuar testet për COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

Read Next

Të mirat nga çokollata e zezë