Nëntë vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

Një ditë pas heqjes së barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, konkretisht më 18 qershor të vitit 2014, serbët e veriut sërish kanë bllokuar urën me barrikadën të quajtur “Parku i Paqes”.

Kryetari i atëhershëm i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq kishte thënë se këtë veprim për ribllokimin e urës po e merrte në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Forca të shumta policore as nuk kanë tentuar të parandalojnë bllokimin.

Ndërkohë, kryetari i pjesës veriore e kishte ftuar atë të pjesës jugore, Agim Bahtirin, që pjesën tjetër të urës së Ibrit ta shndërrojë po ashtu në park.

“Parku i Paqes”, është hequr dy vjet më vonë, konkretisht më 14 gusht të vitit 2016. Heqja është bërë pas implementimit të marrëveshjes nga dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë./Sinjali/

Read Previous

Mot i kthjellët e me diell

Read Next

“Menjëherë dhe pa kushte”/ Ndërkombëtarët njëzëri, ShBA shton presionin ndaj Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës