Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e ankandit të erës

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se ky projekt do të ndikojë në krijimin e një sektori më të sigurt energjetik.

“Sot po e nënshkruajmë marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të radhës, ankandit të parë të erës. Të gjithë këto janë hapa të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit tonë si qeveri, që është krijimi i një sektori që ofron siguri të furnizimit, dhe mbështetet në burime vendore për pavarësi energjetike. Strategjia ynë e energjisë, me punë është plotësisht e realizueshme. Ndërtimi i kapaciteteve të erës është shumë kompleks. Andaj ne dëshmojmë se me kompletimin e këtij projekti, tranzicionin energjetik e kemi të arritshëm. Ne kemi paraparë në këtë projekt një kompetent të partneritetit publiko-privat. Ne sigurohemi që jo e tërë kosto e tranzicionit energjetik të reflektohet në tarifat e konsumatorëve në afat të mesëm. Kjo është një mënyrë e jona për tu siguruar që në rast të krizave që mund t’i përjetojmë më vonë, të kemi një sasi të energjisë të prodhuar në pronësi publike që të kemi më lehtë ndërhyrjen në treg për të mbrojtur konsumatorët”, tha e para e dikasterit të Ekonomisë.

Ndërsa, edhe Nicolas Marquiet, menaxher regjional në IFC, deklaroi se projekti është shumë i rëndësishëm që Kosova të ketë një sektor të sigurt energjetik. /RTK/

Read Previous

Niveli i detit po rritet me shpejtësi, rreth 10 centimetra që nga viti 1993

Read Next

Grubi: Agjentët rus përmes “IGH-së”, tentuan të pamundësojnë ndërtimin e Korridorit 8-të