Nën ndikim të alkoolit, rrihen në mes vete babë e bir në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar mesnatën e së premtes në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur në mes vete.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë lidhje familjare, baba e djalë, të cilët dyshohet se ishin të dehur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur në mes veti (babë e djalë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/KlanKosova/

Read Previous

OKB bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Po nxit një krizë globale

Read Next

Thatësira zbulon qytetin 3400-vjeçar