Në veri nis instalimi i kamerave të sigurisë në rrugë

Në komunën e Zveçanit janë duke u vendosur kamera të sigurisë, derisa sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, kjo po bëhet në bashkëpunim me Agjencinë për Privatësi.

Ai ka theksuar për Albanian Post se kamerat do të vendosen pranë pompës “NIS” dhe në afërsi të magazinës “Metal” në këtë qytet.

Tutje, Elshani ka theksuar se plani është që veriu i Kosovës të mbulohet nga rreth 200 kamera, ku përfshihen edhe ato ekzistuese.

“Vetëm në javën e fundit patëm dy raste ku ne i kemi identifikuar 10 persona për dy sulme, pikërisht për shkak të kamerave, të cilat nuk kishin ndonjë kualitet të madh, por sidoqoftë na kanë ndihmuar që ne t’i ndriçojmë këto raste”, potencoi Elshani.

Ndryshe, më 26 prill, Policia e Kosovës filloi instalimin e kamerave në katër komunat veriore të vendit./Albanianpost.com

Read Previous

Kurti bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij

Read Next

Gjendet edhe trupi i nënës së fëmijëve, Alma Arrazit