Në spitalin e Gjakovës po trajtohen 12 pacientë nga Shqipëria

Spitali Isa Grezda ka hapur dyert edhe për pacientët nga Shqipëria, kryesisht nga zona e Malësisë së Gjakovës dhe Hasi. Në mesin e atyre që janë trajtuar këtu është edhe Shaqir Gaxha, i cili sot erdhi për vizitën e fundit pasi ai tashmë ka kaluar sfidën me koronavirus.

Edhe pse atyre ju është dashur që të udhtojnë nga Shqipëria për në Gjakovë, ata u shprehën të kënaqur me shërbimet dhe angazhimin e stafit mjekësor.

Për matelbardhët situata është e manxhueshme deri më tani.Trajtimi i secilit  pacient bëhet varësisht nga gjendja shëndetësore. Disa prej tyre janë me oksigjenoterapi, të tjerë me CPAP maskë dhe respiratorë.

Aktualisht në spitalin e Gjakovës janë 12 pacientë nga Shqipëria të infektuar me Covid- 19, të cilët po trajtohen nëpër reparte të ndryshme.

Read Previous

6 mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat e migrenës

Read Next

Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Azemi në fshatin Bec