Në Spitalin e Gjakovës 49 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 167 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 95 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 24 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë, 16 prej tyre në gjendje të rënduar, 231 të konfirmuar pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 34 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

/KosovaPress/

Read Previous

Brenda repartit gjinekologjik, aty ku gratë marrin epitetin nënë

Read Next

ShSKUK: 498 pacientë të shtrirë, 28 në gjendje të rëndë