Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar intervenimi kirurgjik minimal invaziv për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka. Një 59 vjeçar, sipas SHSKUK-së, ka qenë rasti i parë që i`u nënshtrua me sukses këtij intervenimi dhe i njëjti thonë se është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se me këtë është shënuar një avancim i rëndësishëm në fushën e urologjisë.
Sipas tyre, deri më tani, pacientët me këtë patologji kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
“Fillimi i aplikimit të kësaj procedure në QKUK përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në Kosovë”, thotë SHKSUK.
Kanë treguar se procedura është realizuar nga ekipi i Klinikës së Urologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Anesteziologjisë, duke përdorur teknologjinë bashkëkohore të laser-it holmium, e cila, sipas tyre, mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve në veshka përmes një qasjeje minimale invazive.
“Metoda PCNL përdoret për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka dhe realizohet përmes një prerjeje shumë të vogël në lëkurë, duke mundësuar qasje direkte në veshkë. Kjo teknikë redukton traumën kirurgjike, kohën e qëndrimit në spital dhe periudhën e rikuperimit të pacientit”, thotë tutje njoftimi i SHKSUK-së. /RTKlive