Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet shqiptari në Itali

Policia e Tortoretos në Itali ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge.

Policia zbatoi një urdhër të lëshuar nga autoriteti gjyqësor i Katanias, pasi shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte dënuar me 6 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Aktiviteti i paligjshëm dyshohet se është kryer midis Shqipërisë, Greqisë dhe Siçilisë ndërmjet viteve 2006 dhe 2007. /abcnews.al

Read Previous

BISEDË – Trashëgimia kulturore në Gjakovë, sa po mbrohet?

Read Next

​Arsenal-Chelsea, formacionet e mundshme