Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Gjenevë është hapur ekspozita “Ende duke pritur?” e artistit Artan Korenica.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekspozita është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des disparus” – Kopshti i të Zhdukurve.

“Sot në Gjenevë, është hapur ekspozita ‘Ende duke pritur?’, e artistit Artan Korenica”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të shënimit të tridhjetë gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, transmeton KosovaPress.

Ekspozita përmes artit rikthen vëmendjen te çështja e personave të zhdukur dhe pritja e familjeve për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Read Previous

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Read Next

Kurti-Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Haxhiu optimiste, deputeti i VV-së shpreh dyshime, PDK e AAK kritikojnë takimet