Në Bruksel fillon takimi trepalësh

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësimin e emisarit evropian për të vazhduar diskutimet e asaj që quhet ‘çështja e dinarit”.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak do duhej të deklarohen lidhur me propozimin evropian për mënyrat si të zbatohet rregullorja e BQK-së sipas të cilës, euro është valuta e vetmja e vlefshme për pagesa me para të gatshme.

Është ky takimi i pestë e kryenegociatorëve ku trajtohet e njëjta çështja. Në takimin e fundit nuk u zhvillua takimi i përbashkët meqë pala serbe erdhi me propozim të ri, ndonëse takimi ishte organizuar për tu deklaruar palët lidhur me propozimin evropian. Këtë propozim e pranon pala Kosova, ashtu siç kishte deklaruar Besnik Bislimi.

Kësaj radhe nuk janë zhvilluar takimet e ndara mes delegacioneve dhe ndërmjetësit evropian, por është kaluar direkt në takimin trilateral./rtklive

Read Previous

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Read Next

Musk me X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet