Në Austin po ndërtohet lagjja më e madhe në botë me printerët 3D

Printerët 3D janë shumë praktikë dhe të dedikuar për fusha të ndryshme, e tani kjo teknologji po përdoret për një projekt të madh.

Deri më tani kemi dëgjuar që shtëpi, baraka dhe objekte tjera janë bërë me ndihmën e printerëve 3D, por në Austin të Teksasit po ndërtohet një lagje e tërë që do të përbëhet nga 100 shtëpi, e që do të jetë lagjja më e madhe në botë që do të bëhet me këtë teknologji.

Projekti ambicioz po realizohet në bashkëpunim mes Lennar Group që ndërton shtëpi nëpër SHBA që nga viti 1954 dhe ICON-it, kompani kjo që merret me teknologji të ndryshme për ndërtimtari.

ICON është i njohur me atë që me ndihmën e printerëve 3D ka ndërtuar një lagje të tërë në Teksas sikurse edhe Mars Duna Alpha, objekte të dedikuara për astronautë që i përdorin për simulimin e jetës në Mars.

Për këtë projekt, ICON përdori teknologjinë Vulcan të printimit. Për ndërtim ICON përdor materialin Lavacrete si dhe sistemin robotik të printimit që printon 254 mm për sekondë, e kjo rezulton me ndërtim të shpejtë.

Shtëpitë në një lagje të Teksasit janë ndërtuar për vetëm shtatë ditë. Në SHBA aktualisht janë në ndërtim e sipër pesë milionë shtëpi të reja, që falë teknologjisë së re mund të ndërtohen shpejtë dhe me cilësi.

/Telegrafi/

Read Previous

Osmani priti në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell

Read Next

COVID sulmon qelizat e barrierës së trurit