Ndryshimet e para që Ancelotti do t’i bëjë te Real Madridi

Carlo Ancelotti tashmë është konfirmuar trajner i Real Madridit.

Trajneri italian u rikthye te Los Blancos, aty ku kishte qëndruar vetëm 13 muaj.

Por, Ancelotti u bë trajneri i parë që arriti ta rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Stantiago Bernabeu në vitin 2014.

Kështu, strategu u largua nga Evertoni për të kaluar te Real Madridi, ndërsa do të fillojë t’i bëjë disa ndryshiem në skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Ancelotti pritet të rikthejë në skuadër Gareth Balen që ishte i huazuar te Tottenham Hotspuri.

Një tjetër rikthim te madrilenët do të jetë edhe ai i Martin Odegaard, që po ashtu qëndroi në huazim te Arsenali.

Ancelotti dëshiron t’u rikthejë besimin disa prej lojtarëve që nuk shkëlqyen nën urdhrat e Zinedine Zidanes që u shkarkua para pak ditësh.

Natyrisht se te Real Madridi do të ketë edhe disa prurje të reja, në mënyrë që të garojnë për të gjithë trofetë. /Telegrafi/

Read Previous

Vaksina kineze vë nën kontroll të plotë Covid-19

Read Next

FBI do t’ju ndihmojnë të mësoni nëse fjalëkalimi juaj është hakuar