Ndriçimi në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë punon pjesërisht

Ndriçimi në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë punon pjesërisht.

Gjatë raportimit të Syri-t për këtë rastësisht takuam edhe deputeten nga radhët e partisë socialiste në Belgjikë, Nadia El Yausfi, e cila nuk hezitoi të tregojë përshtypjen e saj.

Është hera e parë që jam në Gjakovë, mendoj që dritat janë të mjaftueshme por ka hapësirë për të pasur akoma më shumë. Si drita janë shumë origjinale por ndoshta duhet shtuar edhe pak në mënyrë që të ketë më shumë ndriçim. Në të njëjtën kohë telat që janë në mes të rrugës ndoshta e ndalojnë pak bukurinë e qiellit. Zakonisht në Belgjikë aty ku edhe jam përfaqësuese politike, dritat janë të vendosura vetëm anash.

Për të kuptuar arsyen se pse dritat janë duke punuar pjesërisht në qendër të qytetit, ne kemi pyetur Lekë Sinën,  cili është ushtrues i detyrës së drejtorit të shërbimeve publike në Gjakovë. I njëjti na tha se:

Sa i përket vendosjes së ndriçimit publik në rrugën “Nëna Tereza”  ju njoftoj se ndriçimi është në fazën testuese dhe akoma nuk kanë përfunduar vendosja dhe instalimi. Jemi në përcjellje të punimeve dhe në kontakt me operatorin. Jemi njoftuar se dritat nuk janë lëshuar në funksion të plotë pasiqë janë në fazë testuese dhe lidhja e tyre nuk është bërë e plotë.

Mes tjerash Sina tha se janë duke pritur  që shumë shpejt të përfundojë kjo pjesë e punës dhe ndriçimi të jetë ashtu siç është  paraparë me projekt dhe kontratë. Mirëpo, se kur do të funksionalizohet totalisht ndriçimi pritet të shihet ditëve në vijim.

Read Previous

​Sveçla paralajmëron edhe më shumë rigorozitet në zbatimin e masave antiCOVID

Read Next

Këto janë masat e reja antiCOVID-19