Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në turneun kualifikues për Major në Malta ndaj ekipit suedez NiP

Sot (e mërkurë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të ketë përballë një kundërshtarë më të vështirë se ai që mposhtën në ndeshjen e parë në turneun kualifikues për IEM Rio Major.

Në ndeshjen e dytë Bad News Eagles do të përballen me ekipin suedez NiP, pasi të dyja ekipet janë në serinë e ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje).

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, duke filluar nga ora 17:15 nesër (e mërkurë), dhe në rast të fitores ekipi shqiptar do të jetë vetëm një fitore larg kualifikimit për në Majorin e madh në Brazil.

Edhe pse ekipi suedez është favorit për ta fituar këtë ndeshje pasi renditen në vendin e 11 –të në renditjen botërore, ekipi shqiptar nuk do të dorëzohet pasi është duke treguar formë fantastike kohëve të fundit, duke qëndruar të pa mposhtur në nëntë ndeshjet e fundit.Reklama

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe NiP do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 17:15.

/Telegrafi/

Read Previous

Katër raste të reja me COVID-19 në vend

Read Next

SBASHK: Jemi në pritje të pagave për mësimdhënësit