Ndërtimi i paqes dhe prosperitetit në Ballkan, kërkohet ndryshim e përgjegjësi kolektive

Fondacioni Kosovar për Lidership, në bashkëpunim me Universitetin “James Madison” dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, të martën kanë mbajtur konferencën “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Evropën Juglindore përmes Lidershipit të Fortë”.

Ahmet Shala nga Fondacioni Kosovar për Lidership, tha se objektiv i tyre ishte promovimi i Kosovës. Ai me të pranishmit ndau një përvojë personale, gjatë një bisede me prindin e tij, që e kishte porositur që bëhet mik i mirë e të jetë krah i dikujt.

“I vetmi objektiv i imi është që t’i sjellë njerëzit që t’i shohin bukuritë e këtij vendi (Kosovës), për ta parë fuqinë e popullit që përkundër vështirësive kanë arritur t’i tejkalojnë. Kanë ëndrra për t’i jetuar”, tha ai, teksa foli edhe për jetën e tij në fëmijëri.

“Kur kam qenë fëmijë, të gjithë kemi qëndruar në prehrin e prindërve, kam qenë në prehrin e babait dhe një zog ka flutuar dhe e kam pyetur babin pse fluturon zogu, dhe ai ka thënë sepse ka krah dhe unë ia ktheva, nëse edhe ne do të kishim krah a mund të fluturojmë ne nëse do të kishim krah dhe më tha po. Unë më pastaj shkova të luaj dhe i frikësuar më thërriste i shqetësuar. Dhe unë e pyeta përse je i shqetësuar dhe më tha se u frikësova mos po fluturon vërtetë pasi të thash se njerëzit mund të fluturojnë. Ai më tha se edhe njerëzit kanë krah, por krahët e njerëzit janë miqtë e mirë. Dhe më pastaj më tha bëhu edhe t’i krahu i dikujt”, tha Shala.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se përgjegjësia është kolektive për siç tha promovimin e paqes.

Sipas tij, duhet aspiruar që të shërbejmë si shembull i ndryshimeve duke inspiruar edhe të tjerët, raporton EO.

“Kemi një përgjegjësi kolektive për të promovuar paqen, kemi përgjegjësi kolektive për të bashkëpunuar dhe aspiruar në regjion duke shërbyer si katalizator për ndryshime dhe duke i inspiruar të tjerët duke ndjekur shembullin tonë”.

“Lidershipi ka rëndësi të madhe pasi që shërben si një mjet i fuqishëm që mund të na bëjë së bashku që me përpjekjet tona të bëjmë ndryshimin dhe drejt vizionit të përbashkët”, tha Rama.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, mori si shembull të lidershipit, ish-presidentin amerikan, Abraham Linkoln.

“Kur mendohet për lidershipin, nuk mund të mos mendoj të ndjerin Abraham Linkoln sepse ka shumë gjëra që mund të asociohet me lidershipin dhe ndoshta shumë prej mësimeve kryesore vijnë prej figurave siç është ai. Një gjë që ka qenë e mrekullueshme prej fjalimeve të cilat janë bërë të famshme pas vdekjes së tij është fakti se e ka rrethuar vetën me miqtë dhe krah, por edhe me rivalë, me njerëzit që kanë qenë në mospajtime me ta por që nuk ka qenë i vetmi atribut që ka qenë tek këta njerëz”, tha ajo. /EO

Read Previous

EULEX bën thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja

Read Next

Kreu i inteligjencës ukrainase ka një mesazh për rusët: Do të pendoheni shumë shpejt për sulmin ajror mbi Kiev