Kreu i inteligjencës ukrainase ka një mesazh për rusët: Do të pendoheni shumë shpejt për sulmin ajror mbi Kiev

Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, Kyrylo Budanov, ka njoftuar se ukrainasit nuk do të presin gjatë për një përgjigje pas një sërë sulmesh me raketa ruse në Kiev.

Budanov tha se sulmet e sotme nuk arritën të frikësonin njerëzit në kryeqytetin ukrainas. Zyrtarët ukrainas njoftuan më parë se të gjitha raketat ishin rrëzuar dhe se nuk kishte raportime për viktima.

Megjithatë, mbetjet e raketave të goditura ranë në zonat e banuara në qendër të Kievit. Sulmet e mëngjesit të sotëm pasuan dy netë sulmesh të rënda me dron.

Kievi ka pësuar 16 sulme ajrore këtë muaj. Sulmi i fundit ishte i pazakontë në atë që ndodhi gjatë ditës dhe dukej se synonte qendrën e qytetit, ndërsa sulmet e tjera në Kiev në maj ishin natën dhe synonin infrastrukturën kryesore ose mbrojtjen ajrore në periferi.

Budanov theksoi se donte t’u bënte të ditur mbështetësve të Rusisë, se banorët e Kievit nuk u prekën nga sulmi dhe se ata vazhduan të punojnë.

“Të gjithë ata që u përpoqën të na frikësonin, duke ëndërruar se do të kishte ndonjë efekt, do të pendoheni shumë shpejt. Nuk do të duhet të prisni gjatë për përgjigjen tonë”, shtoi ai në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Autoritetet ruse pretendojnë se të gjitha objektivat u goditën në sulme. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan gjithashtu në disa rajone të tjera të Ukrainës.

Komandantët ushtarakë lokalë në Kiev akuzuan Rusinë për ndryshimin e taktikave dhe synimin e qëllimshëm të popullatës civile. Sigurisht duket se Moska dëshiron të rrisë presionin ndaj Ukrainës përpara çdo kundërsulmi.

Oleksandr Shcherba, ambasador në ministrinë e Jashtme të Ukrainës, i tha BBC-së se ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për popullin e Kievit.

“Pothuajse çdo natë qielli duket dhe tingëllon si një episod tjetër i “Luftërave të Yjeve”, por ne nuk ndjejmë shumë raketa ruse që godasin objektivat e tyre këtu në zonën e qytetit. Dhe kjo është e gjitha falë vendeve të mira, njerëzve të mirë që na dhanë këtë mbrojtje ajrore”, vazhdoi ai.

Ai theksoi se jeta në kryeqytet aktualisht është çdo gjë tjetër veçse normale, duke shtuar se sulmet me dron dhe netët pa gjumë janë bërë “pjesë e rutinës”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi dje forcat e mbrojtjes kundërajrore të vendit të tij, pasi Kievi i rezistoi sulmit më të madh me dron që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

Read Previous

Ndërtimi i paqes dhe prosperitetit në Ballkan, kërkohet ndryshim e përgjegjësi kolektive

Read Next

Marrëveshja Juventus-FIGC: Çfarë do të thotë dhe çfarë pritet në provën e re