Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një rekord historik është regjistruar në NBA, 63 vjet pas arritjes së legjendës Wilt Chamberlain.
Shai Gilgeous-Alexander ka vendosur rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve radhazi me të paktën 20 pikë të shënuara, duke arritur tashmë 127 ndeshje radhazi.
Kanadezi shënoi 35 pikë për Oklahoma City Thunder në fitoren 104-102 kundër Boston Celtics, duke vazhduar serinë e nisur më 1 nëntor 2024. Rekordi i mëparshëm i Chamberlain-it ishte 126 ndeshje radhazi me më shumë se 20 pikë, gjatë periudhës tetor 1961 – janar 1963.
“Të gjitha rekordet dhe arritjet janë fantastike, por nuk kanë rëndësi nëse nuk fiton. Kjo është e vetmja gjë që kisha në mendje,” tha Gilgeous-Alexander, protagonisti i Thunder në fitimin e titullit sezonin e kaluar.
“Jam i kënaqur që fituam dhe që vendosa një rekord”, theksoi ai.
Ky moment shënon një nga arritjet më të rëndësishme individuale në historinë e NBA-së dhe rikonfirmon Gilgeous-Alexander si një nga yjet më të shquar të ligës. /RTKLive