Muriqi: Kosova është favorite ndaj Armenisë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi në konferencë për medie para ndeshjes me Armeninë, ka thënë se Kosova është favorite në këtë ndeshje, raporton “Epoka e re”.

“E gjithë skuadra është përgatitur për ndeshjen fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore. Besoj se Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht por edhe si ekip do të demonstrojmë se që jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi./EpokaeRe/

Read Previous

Dita Botërore e Poezisë, Gjakova dikur vatër e saj

Read Next

Me një program artistik “Handikos” shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down