AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po mundohet që dështimin e tij dhe të LDK-së për 4 vjet në Prishtinë, t’i mbulojë dhe arsyetojë me viktimizim.
Kjo pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër bllokimit të financave për Komunën e Prishtinës nga Ministria e Financave.
Rama e ka akuzuar Ministrinë dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati, për bllokadë politike ndaj kryeqytetit. Rama ka theksuar se 35 milionë euro i takojnë ligjërisht kryeqytetit po mbahen të bllokuara nga Ministria.
E në reagimin e tij, ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë buxhetin brenda afateve.
“Çfarë ka ndodhur me buxhetin e Komunës së Prishtinës? Qe faktet: Më 30 shtator 2024, Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë projekt-buxhetin e vitit 2025 sipas afatit ligjor. Por as deri më 31 tetor Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë projekt-buxhetin komunal, para se ligji të dërgohet në Kuvend. Pra i ka ikur edhe mundësia e dytë që Komuna e kishte”, ka shkruar Murati.
Ai ka thënë se më 31 tetor 2024, Ministria e Financave është detyruar ta dërgojë buxhetin e konsoliduar për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend, “pa e përfshirë projekt-buxhetin e Komunës së Prishtinës i cili nuk ishte miratuar në asamble komunale”.
“Më 11 nëntor 2024, Kuvendi e miraton në lexim të parë Ligjin e Buxhetit për vitin 2025. Pas kësaj date, Komuna ka pasur edhe një mundësi që ndërmjet dy leximeve të buxhetit në Kuvend, ta miratojë projekt-buxhetin e saj në asamble, por përsëri ka dështuar ta bëjë. Pra i ka ikur edhe mundësia e tretë që e kishte për përfshirje të buxhetit komunal në Ligj të Buxhetit. Me 21 nëntor 2024, Kuvendi e miraton në lexim të dytë Ligjin e Buxhetit”, ka shkruar Murati.
Murati tutje ka thënë është mbyllur mundësia e përfshirjes së projekt-buxhetit të Prishtinës në Ligjin e Buxhetit, dhe e vetmja mënyrë pas kësaj date mbetet përmes ndryshim/plotësimit në Kuvend të Ligjit të Buxhetit.
“Me 5 dhjetor 2024 Kuvendi kishte mbajtur seancën e fundit plenare të Legjislaturës së 8-të. Tek me 9 dhjetor 2024, Përparim Rama dhe Komuna e Prishtinës arrijnë ta miratojnë projekt-buxhetin në asamble komunale. Pra Përparim Rama e kishte miratuar projekt-buxhetin në asamble, tek pasi i kishin ikur të gjithë trenat e mundshëm për ta futur buxhetin komunal në Ligj të Buxhetit”, ka shkruar Murati.
Në këtë situatë, sipas tij e vetmja zgjidhje për përfshirje të projekt-buxhetit komunal në Ligj të Buxhetit është ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit në legjislaturën e re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Këtë fakt edhe ia ka komunikuar MFPT, dhe Përparim Rama e din shumë mirë. Mirëpo tash që ka dështuar për 4 vite në qeverisje, duket se ka nevojë që të viktimizohet para votuesve e t’ia krijojë vetes një alibi për dështimin që ka pasur. Mirëpo kot është kjo maskaradë, sepse Dështim Rama nuk do të mund t’i mashtrojë votuesit e Prishtinës pasi që herën e parë e keqpërdori besimin e tyre”, ka shkruar Murati. /Reporteri.net/