Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj

Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar.

Lajmi konfirmohet nga Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë.

Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare. Nga këta punonjës, 15 mijë prej tyre pritet të punësohen në sektorin e manifakturës, ndërsa pjesa tjetër do të punësohen në turizëm dhe sektorët e tjerë të ekonomisë të prekur nga kriza e punonjësve.

Shteti nga i cili do të vijnë punonjësit është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si transit për kalim e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Perëndimit. /Telegrafi/

Read Previous

“National Geographic”: Vizitoni rivierën shqiptare për plazhet, por edhe historinë dhe çmimet

Read Next

Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës