Mungesa e anestezionit dhe pushimet pezullojnë operacionet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka pezulluar programin efektiv gjatë muajve të verës, deri në shtator.

Arsyet janë mungesa e anesteziologëve dhe pushimet vjetore gjatë këtyre dy muajve, ndonëse kreu i kësaj klinike, Ferat Sallahu thekson se edhe në të kaluarën ka qenë kjo praktikë. Megjithatë pezullimi i operacioneve është bërë vetëm tek ato raste ku nuk rrezikohet jeta e pacientëve.

Veçse, patologji të tjera me prioritet kryhen, teksa për rastet që janë shtyrë deri në shtator, drejtori Sallahu thotë se pritje të gjata për pacientët nuk do të ketë. Aktualisht numri i intervenimeve të kryera brenda një jave është 20 sosh, përjashtuar ato urgjentet./Sinjali/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Reagon Manastiri i Deçanit pas përplasjes së Qeverisë me Europa Nostra-n