MPJD brenda pak ditësh emëron ambasadorët e rinj

Rreth tre muaj më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte liruar nga detyra 12 ambasadorë që ishin emëruar politikisht në vende të ndryshme të botës.

E emërimi i ambasadorëve të ri pritet të bëhet brenda pak ditësh, kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), do të bëjë propozimin për plotësimin e pozitave të lira të ambasadorëve nëpër misionet e Kosovës nëpër botë. Ky proces do të mbyllet brenda pak ditësh dhe MPJD-ja do ta njoftoj opinionin publik me epilogun e këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla kishte thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.

“Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin e shërbimit diplomatikë të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ajo.

Emrat e 12 ambasadorëve që ishin liruar nga detyra:

1. Beqë Cufaj – Gjermani

2. Nait Hasani – Shqipëri

3. Arbër Vllahiu – Çeki

4. Lirim Grejqevci – Holandë

5. Shpend Kallaba – Hungari

6. Gezim Kasapolli – Kroaci

7. Avni Kastrati – Slloveni

8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut

9. Hajdin Abazi – Australi

10. Ylber Hysa – Mali i Zi

11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Amir Ahmeti – Katar /Telegrafi/

Read Previous

Kryeministri Kurti i përgjigjet deputetes së PDK-së rreth emërimit të ambasadorëve të rinj

Read Next

IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë